Presidentja Vjosa Osmani me një dekret presidencial e njeh si organizatë terroriste rebelët Houthi.
Nëpërmjet këtij dekreti Osmani ka harmonizuar listën e organizatave terroriste me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Republika e Kosovës qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, karteleve të drogës dhe regjimeve kriminale, sepse udhëheqja amerikane e bën botën më të sigurt. Sot, kam lëshuar një Dekret Presidencial për të përafruar plotësisht përcaktimin e Kosovës për organizatat e huaja terroriste me Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit @realdonaldtrump të janarit 2025, të cilët kanë shpallur një numër kartelesh ndërkombëtare të drogës dhe organizatash të tjera kriminale si organizata terroriste të huaja.”, ka shkruar nw X presidentja Osmani.
Sipas saj historia dëshmon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në mbarë botën. Kosova gjithmonë do të qëndrojë përkrah SHBA-së për ta avancuar këtë vizion dhe në përpjekjen e saj për të luftuar të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare të aleatit tonë më të rëndësishëm.
The Republic of Kosovo stands with the United States of America in the fight against transnational organized crime and terrorism, narco cartels and criminal regimes, because American leadership makes the world safer.
Today, I have issued a Presidential Decree to fully align… pic.twitter.com/UQfvWMVJw1