Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 10:21
Deklarohet i pafajshëm arsimtari që hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

Mësimdhënësi Muhamed Hajredinaj është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën se hodhi në shportë të mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin.

Ndaj tij sot u mbajt seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Ngjarja, ashtu siç është prezantuar në aktakuzë, është diçka e re për mua, sikur po e dëgjoj për herë të parë”, ka deklaruar ai.

Paraprakisht, u lexua edhe aktakuza nga prokurori special, Bekim Kodraliu.

“I pandehuri, për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat i kishte shprehur edhe më herët para nxënësve, kishte marrë flamurin kuqezi dhe plisin, e pavarësisht kundërshtimeve të nxënësve, i kishte hedhur në shportën e mbeturinave. Po ashtu, ai kishte larguar nga ora një nxënëse e cila mbante këto simbole kombëtare, me qëllim të pjesëmarrjes në programin festiv të organizuar nga shkolla për Ditën e Flamurit. Me këto veprime, të kryera publikisht, i pandehuri dyshohet se ka nxitur urrejtje dhe mosdurim mes grupeve kombëtare, etnike dhe fetare”, tha Kodraliu.

Sipas atakauzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 24 prill 2025, Muhamed Hajredinaj akuzohet se më 27 nëntor 2024, në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, në cilësinë e arsimtarit të gjuhës angleze, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, sapo ka hyrë në klasë dhe i përballur me pamjen dhe simbolet kombëtare shqiptare që nxënësit kishin veshur me rastin e festës së flamurit kombëtare shqiptar, i panehuri për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat i ka shprehur edhe më parë në prani të nxënësve, ka marrë flamurin kuq e zi dhe plisin, dhe përkundër kundërshtimeve të nxënsëve, i ka hedhur në shportën e mbeturinave.

Aktakuza thotë se i pandehuri po ashtu ka larguar nga ora mësimore nxënësen e cila mbante këto simbole, me qëllim të pjesëmarrjes në programin festiv të organizuar nga shkolla për Ditën e Flamurit. Më këto veprime, i pandehuri akuzohet se publikisht ka nxiturr urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve kombëtare, etnike dhe fetare.

Me këtë, Hajredinaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141, par. 4 lidhur me par. 3 të Kodit Penal.

Gjykatë

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit