Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deklarimet e Kurtit për Thaçin e Veselin, Specialja: S’ndikohemi nga politika e komentet publike

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 14:00
Deklarimet e Kurtit për Thaçin e Veselin, Specialja: S’ndikohemi nga politika e komentet publike

Deklarimi i kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, se Thaçi e Veseli vazhdojnë të japin instruksione politike nga paraburgimi në Hagë për zhvillimet në Kosovë, ka nxitur reagime të shumta. Megjithatë për Hagën deklarime të tilla s’çojnë peshë.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, në një përgjigje lidhur me këtë çështje, ka thënë se Dhomat e Specializuara janë të fokusuar në implementimin e mandatit, duke siguruar gjykimet të drejta, të paanshme dhe të sigurta.

Griep po ashtu ka sqaruar se Gjykata Speciale s’ndikohet nga zhvillimet politike dhe komentet publike dhe ka thënë se s’komentojnë mbi to.

“Dhomat e Specializuara janë një gjykatë që është plotësisht e përqendruar në zbatimin e mandatit të saj për të siguruar gjykime të drejta, të paanshme dhe të sigurta, pavarësisht zhvillimeve politike apo komenteve publike. Ne nuk komentojmë deklarata politike”, ka thënë Griep për Express.

Sa i përket rregullave në qendrën e paraburgimit në Hagë, Griep ka thënë se ato janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar me të drejtat e njeriut dhe se personave që ndodhen në paraburgim iu ofrohen mjete të arsyeshme për të mbajtur lidhjet me anëtarë te familjes apo persona të tjerë përmes vizitave, telefonit apo edhe letrave.

“Rregulloret që rregullojnë Qendrat e Paraburgimit janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht dhe u ofrojnë të paraburgosurve mjete të arsyeshme për të mbajtur marrëdhënie personale me anëtarët e familjes dhe persona të tjerë përmes vizitave, telefonatave dhe korrespondencës. Kufizimet në vizitat dhe komunikimet midis të paraburgosurve dhe personave të tjerë vendosen vetëm me qëllim sigurimin e sigurisë dhe rendit të mirë në qendrën e paraburgimit; për të parandaluar çrregullimet ose krimin; ose për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve”, ka thënë ajo.

Për të njëjtën temë Express dje ka kontaktuar edhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar por që të njëjtit s’kanë pranuar që të komentojnë për deklarimet e Kurtit.

Koment s’ka pasur as avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic.

Më shumë nga Lajme

  • 16:25Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
  • 16:12Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare të Kosovës
  • 15:46Kruja nuk gjen qetësi: Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
  • 15:33“Vezë për Kurtin në mes të krisës politike”, DW rikujton se ndërprerja e seancave me gaz është specialitet i VV-së
  • 15:24Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tona