Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deklarata fashiste e Paunoviqit, Konjufca letër Kallasit: Jemi të shqetësuar për reagimin e kufizuar të BE-së

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 23:21
Deklarata fashiste e Paunoviqit, Konjufca letër Kallasit: Jemi të shqetësuar për reagimin e kufizuar të BE-së

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, duke kërkuar një reagim më të fuqishëm të BE-së ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Në letrën drejtuar Kallasit, Konjufca e ka cilësuar deklaratën e ministres serbe si një “lavdërim të qëllimshëm të krimeve të luftës”, nxitje të urrejtjes dhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, deklaratat e një ministreje në detyrë nuk mund të trajtohen si një gafë e zakonshme, pasi intervista e Paunoviqit, sipas Konjufcës, përmbante mesazhe revizioniste dhe armiqësore që dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca ka shprehur pakënaqësi edhe me reagimin fillestar të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si të vonuar dhe të kufizuar.

“Një reagim publik më i qartë dhe më i fuqishëm është i domosdoshëm për të mbështetur angazhimin e Bashkimit Evropian për parandalimin e krimeve mizore, refuzimin e gjuhës së urrejtjes dhe luftimin e revizionizmit historik”, thuhet në letrën e Konjufcës.

Në dokumentin dërguar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, ministri në detyrë ka kërkuar që Bashkimi Evropian: të dënojë publikisht dhe qartë deklaratën e ministres Paunoviq, t’ua rikujtojë autoriteteve serbe se deklarata të tilla janë të papajtueshme me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit, ta trajtojë këtë çështje në kuadër të dialogut politik me Serbinë dhe procesit të integrimit evropian.

Konjufca i ka kërkuar gjithashtu Kallasit një takim ose bisedë telefonike sa më parë, për të diskutuar këtë çështje.

Në fund të letrës, ai ka ritheksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë shumetnike, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjitha komuniteteve, duke theksuar se spastrimi etnik dhe ndëshkimi kolektiv janë të papranueshme në çdo formë.

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira
  • 22:50Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve
  • 22:2516 armë zjarri të sekuestruara dhe mbi 4 mijë gjoba trafiku në një javë në Prishtinë
  • 22:21Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ishte kompromis, po bëhen përpjekje për ta zhbërë gjuhën shqipe
  • 22:08Policia nis hetimet për rrahjen mes disa personave në Viti