Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dega e PDK-së në Lipjan reagon lidhur me lajmin se anëtarë të saj i janë bashkuar LDK-së

GD
Gazeta Demos10 gusht 2025 në 19:17
Dega e PDK-së në Lipjan reagon lidhur me lajmin se anëtarë të saj i janë bashkuar LDK-së

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryetarit në largim të Komunës së Lipjanit, i cili pretendoi se disa anëtarë të PDK-së nga Blinaja dhe Magura i janë bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

PDK e cilëson deklaratën si “shpifje të radhës” dhe thotë se asnjëri nga personat e përmendur në fotografinë e publikuar nuk është anëtar i PDK-së.

“Që kryetari në largim i Komunës së Lipjanit po shpif dhe po gënjen, kjo nuk është më çudi. Megjithatë, për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, sqarojmë se asnjëri prej të apostrofuarve në fotografi nuk është anëtar i PDK-së,” thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Reagim

Partia Demokratike e Kosovës demanton kryetarin në largim të Komunës së Lipjanit lidhur me shpifjen që ai plasoi sot në opinion, se gjoja anëtarë të PDK-së nga Blinaja dhe Magura kanë kaluar në LDK.

Që kryetari në largim i Komunës së Lipjanit po shpif dhe po gënjen, kjo nuk është më çudi! Megjithatë, për hir të njoftimit të opinionit publik, sqarojmë se asnjëri prej të apostrofuarve në fotografi nuk është anëtar i PDK-së. Për më shumë, baba i Sekretares së kryetarit në largim, Rasim Qadraku është njëri prej pjesëmarrësve në takim.

Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e PDK-së në Blinajë, nga familjet Qadraku, Mëziu dhe Nishori, si dhe nga familja Bardhi në Magurë, ashtu si gjithandej në Lipjan, janë të vendosur ta dërgojnë njëherë e përgjithmonë në opozitë kryetarin në largim. Ky kryetar mbahet mend për projektet skandaloze që ka realizuar në këto vendbanime, me të cilat meriton vendin e parë vetëm për nga keqmenaxhimi i projekteve, për çka ekziston edhe aktakuzë ndaj zyrtarëve komunalë. Këto dështime synon ti mbulojë përmes plasimit të shpifjeve për të krijuar mjegull në opinion.

NëPritjeTëKryetarit

ShukriBuja

Pabalotazh

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë
  • 11:57Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një rezolutë që thërret për drejtësi
  • 11:41Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: LDK garanton përkushtimin ndaj Republikës dhe institucioneve
  • 11:27Altini rikthen mesazhin e babait: Nëse dashuria për lirinë gjykohet, atëherë vetë historia do të dënohet
  • 11:19E takoi një javë para se të jepej vendimi, ish-zyrtari amerikan për Thaçin: E priste, s'ndihej i tradhtuar nga ShBA-të