Ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar pas votimit për kryeparlamentar në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar qasjen e partive opozitare, PDK dhe AAK-së.
Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk i qëndroi besnike zotimit publik se do ta mbështeste “çdo kandidat që nuk ka qenë ministër”.
“Kur pozicioni partiak është ‘e votojmë ÇDO kandidat që nuk ka qenë ministër’, atëherë e voton bash ÇDO kandidat. PDK sot shkeli zotimin publik të përsëritur me dhjetëra herë”, ka shkruar Deda.
