Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj i cili mban numrin 5 në listë, ka njoftuar se kanë mbajtur tubim madhështor në Deçan.
Tolaj tha se edhe një herë u dëshmua se kjo zonë mbetet zemra e mbështetjes për AAK-në.
“Një qytet që gjithmonë ka qenë krah Aleancës, krah vlerave të luftës, krah shtetit dhe krah ndryshimit të vërtetë.
Energjia, pjesëmarrja dhe vendosmëria e qytetarëve treguan qartë se AAK është forcë e besimit dhe e veprimit, jo e fjalëve boshe.
Deçani sot dha mesazh të fuqishëm, Kosova ka nevojë për përvojë, guxim dhe lidership të dëshmuar. Me Ramush Haradinajn në krye dhe me moton “Krah Teje”, vazhdojmë më të bashkuar se kurrë”, tha Tolaj.
Në fund, Tolaj falenderoi Deçanin për mbështetjen madhështore dhe të palëkundur.