Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Debil – po kërkojnë ndarjen e shqiptarëve”, ‘Shpërthen’ debati mes Hasanit e Nexhmedin Spahiut – ka apo s’ka komb kosovar?

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 12:27
“Debil – po kërkojnë ndarjen e shqiptarëve”, ‘Shpërthen’ debati mes Hasanit e Nexhmedin Spahiut – ka apo s’ka komb kosovar?

Shkrimtari e doktroi i shkencave të mjekësisë, gjithashtu njëri prej të ndjekurve politikisht nga ish-regjimi, Xhevat Hasani ka qenë së fundmi i ftuar në Demos, me çrast i njëjti foli edhe për librin e fundit të tij me titull “S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar”.

Ndër tjera, Hasani teksa foli për përmbajtjen e librit, kakritikuar ashpër disa nga analistët në vend rreth deklaratave të tyre për komb kosovar e komb shqiptar, të cilët i përmendi edhe me emra; Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Mixhen Kelmendi, Bardhyl Meta.

Të njëjtit i ka akuzuar se nuk po e lënë Kosovën ta gëzojë lirinë pasi beson që ideja e tyre është ndarja e shqiptarëve në dy kombe. “Kombi shqiptar është nga kombet e vogla, është i ndarë në gjashtë shtete, dy janë shqiptare, katër tjera të huaja, ashtu siç ka punuar keq historia, na ka ndarë ashtu. Tash të ndarë në gjashtë pjesë, e ta kapim sharren e t’i biejmë edhe njëherë për gjysmë; kosovar e shqiptar, çka jetë prej këtij kombi? Dhe, është shumë interesant se këta që po kërkojnë komb-ndarje janë shqiptarë. Teksa shprehu bindjen e tij rreth kësaj çështje, Hasani kritikoi edhe mediat për hapësirën e dhënë ndaj analistëve për të cilët beson se kanë ndikim negativ. “Libri nuk është vetëm kundër këtyre, por edhe kundër mediave, sepse më vjen keq por mediat, edhe pse i çmoj, por asnjë media në Evropë nuk ka debat për ndarje të kombit. Janë të vetmet mediat e Kosovës që iu kanë dhënë hapësirë”. Unë e respektojë edhe mendimin e lirë, por kur thua në Kosovë është krijuar kombi kosovar, ai komb nuk është krijuar prej disa shqiptarëve që jetojnë në hënë, por po thonë që është krijuar prej disa shqiptarëve në Kosovë, e në terren ne nuk e kemi kombin kosovar. Kjo nuk është më mendim i lirë. Këta me këto thënie kanë lënduar 7 milionë shqiptarë. Ata nuk janë pa efekt negativ”, tha ai për GazetënDemos.

E rreth këtyre deklaratave, Hasanit i ka reaguar Nexhmedin Spahiu.

“Ky qenka debil që nuk kupton çka është kombi. Edhe thotë jemi një komb edhe thotë jemi të ndarë. Kombi në vetë definicionin e tij është edhe një edhe i pandarë. Nëse është i ndarë atëherë nuk është një komb por dy apo më shumë”, i tha Spahiu.

nexhmedin spahiu

Më shumë nga Lajme

  • 14:38Ramadani: Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë e Manastirit të Deçanit, kjo është një arritje serioze
  • 14:31“Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa”
  • 14:21Rama: “Lule Gjelat” e paskan nis ditën me atë që e bëjnë më së miri me SHPIF!
  • 14:17“Shteti po shpërbëhet para syve tanë”, Berisha: Duhet të reagojmë, VV do sërish zgjedhje
  • 13:55LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë