Vendimi i Qeverisë për përbërjen e re të Komisionit për provimin e jurisprudencës ka shkaktuar debat në Komisionin për Legjislacion mes pozitës dhe opozitës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka propozuar që të futet në rend dite shkarkimi i komisionit që mban provimin e jurisprudencës, duke thënë se ka shumë kandidatë që presin dhe se brenda një viti asnjë provim s’është mbajtur.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovua dy pika në këtë seancë të Kuvendit, që lidhen me komisionin e ri për kalimin e provimit të jurisprudencës. Dhe e dyta, që në këtë rast pika e 15-të që ka të bëjë me dëgjimin publik të projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Sepse ne mendojmë që duhet të formohet vetëm një grup pune dhe nuk ka nevojë për dëgjim publik. Ndërkohë që shtesa tjetër është vetëm për çështjen e komisionit për kalimin e provimit të jurisprudencës”, tha Qorrolli.
Ndërsa, Besnik Tahiri anëtar i komisionit nga radhët e AAK-së, tha se duhet të ketë arsyetim pse ndodhi shkarkimi i një komisioni që është ende i mandatuar.
