Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë për mungesën e Kosovës në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara, duke thënë se vendi po humb mundësi të rëndësishme për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.
Haradinaj deklaroi se, ndërsa kryeministri në detyrë ndodhet në Greqi, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke marrë pjesë në simpoziume filozofike, në Ankara po zhvillohet një samit ku Kosova, sipas tij, do të duhej të ishte duke ndërtuar marrëdhënie dhe duke avancuar rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
Shkrimi i itj:
Derisa kryeministri në detyrë sorollatet brigjeve të Greqisë, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke marrë pjesë në simpoziume filozofike pa asnjë rezultat konkret për vendin, në anën tjetër po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, aty ku Kosova do të duhej të ishte duke ndërtuar partneritete, duke shtrënguar duar dhe duke hapur shtigje për avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO.
