Daut Haradinaj ka përkujtuar Brigadën 133 “Adrian Krasniqi” të Zonës Operative të Dukagjinit, duke e cilësuar atë si një ndër shtyllat kryesore të luftës për liri.
Ai theksoi se përmes betejave të tyre, luftëtarët nderuan heroin Adrian Krasniqi, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar.
Në Ditën e Dëshmorëve të Istogut, Haradinaj rikujtoi betejat e prillit, duke vlerësuar heroizmin e Brigadës 133 si dëshmi se rruga drejt lirisë ishte e pandalshme.
