Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dardan Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve të Nefail Maliqit për dëshmorët Mujë Krasniqi e Beqir Gashi.
Në një reagim publik, Krasniqi ka deklaruar se disa përfaqësues politikë, përfshirë figura të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po distancohen nga deklarata fyese ndaj dëshmorëve Beqë dhe Mujë, duke e konsideruar këtë heshtje si veprim të qëllimshëm për përfitime elektorale.
Postimi i tij:
Me qene burra por tashmë nuk janë as Ilir S. Kërçeli as Glauk Konjufca distancohën nga ky margaritar që fyen Dëshmorët e Kombit Beqën dhe Mujën!
