Dardan Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke kritikuar bashkëpunimin e Albin Kurtit me përfaqësues të komunitetit serb në Kuvend.
Krasniqi ka akuzuar pushtetin për, siç shprehet ai, “shkatërrimin e gjithçkaje”, ndërsa ka ngritur edhe shqetësime lidhur me deklaratat dhe qëndrimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.
Në reagimin e tij, ai ka bërë thirrje për bashkimin e njerëzve të UÇK-së në politikë, duke pranuar se edhe ky grup ka bërë gabime.
“Po i keni 100 e 1000 gabime! Kurrë nuk e kisha menduar që vjen kjo kohë që unë me e kërkuar këtë bashkim. E sa shumë duhet ky bashkim, kjo forcë e udhëheqje!”, ka shkruar Krasniqi.
Lajme
Dardan Krasniqi kërkon bashkim politik të njerëzve të UÇK-së: Duhët bashkim, punë, ndershmëri



