Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Danimarka: Kemi mospajtime thelbësore me ShBA-në për Grenlandën

GD
Gazeta Demos15 janar 2026 në 08:44
Danimarka: Kemi mospajtime thelbësore me ShBA-në për Grenlandën

Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime thelbësore sa i përket të ardhmes të Grenlandës dhe për këtë çështje nuk është arritur deri te një marrëveshje. Kështu tha ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, pas takimit me zyrtarë të lartë amerikanë në Washington.

Takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidentin amerikan, JD Vance, vjen pasi Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA-ja duhet të marrë Grenlandën për shkaqe sigurie.

Ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Motzfeldt, po ashtu mori pjesë në bisedime.

Nuk arritëm të ndryshonim qëndrimin e Amerikës. Është e qartë se presidenti [amerikan, Donald Trump] dëshiron ta pushtojë Grenlandën”, tha Rasmussen. “Dhe, ne e bëmë të qartë se kjo nuk është në interesin e Mbretërisë” së Danimarkës.

Ai tha se marrja e Grenlandës nga SHBA-ja, ku Uashingtoni që një kohë të gjatë ka një bazë ushtarake, është “absolutisht e panevojshme”.

Rasmussen tha se kjo çështje është “shumë emocionale” për popullin në Grenlandë dhe Danimarkë, që tha se janë aleatë të SHBA-së dhe trupat daneze kanë vdekur duke luftuar përkrah trupave amerikane në Afganistan dhe Irak.

“Idetë që nuk do të respektonin integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës dhe të drejtën për vetëvendosje për popullin e Grenlandës, sigurisht që janë krejtësisht të papranueshme”, tha kryediplomati danez.

“Prandaj, kemi mospajtime thelbësore”, theksoi ai.

Ai tha se të dyja palët do të formojnë një komitet që do të takohet brenda javësh për të parë nëse mund të arrihet një zgjidhje.

Para takimit, presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti dëshirën e tij që Grenlanda të jetë pjesë e shtetit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë më herët ka deklaruar se të gjitha opsionet janë në tryezë, përfshirë blerjen ose veprimin ushtarak.

“NATO bëhet shumë më e fuqishme dhe më efektive me Grenlandën në duart e SHTETEVE TË BASHKUARA. Çdo gjë më pak se kjo është e papranueshme”, shkroi Trump në Truth Social, duke përmendur rreziqet që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Danimarka, që zotëron ishullin gjysmë-autonom të Arktikut të pasur me minerale, është duke rritur praninë e saj ushtarake në dhe përreth Grenlandës. Ky shtet i Bashkimit Evropian është edhe anëtar i NATO-s dhe Danimarka ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e NATO-s nëse SHBA-ja vazhdon me kërkesën e saj për ta marrë ishullin./REL

Më shumë nga Lajme

  • 13:49Aktgjykimi në Hagë, Rama bën thirrje për unitet kombëtar: Të jemi një, të jemi bashkë!
  • 13:47Punimet teknike, ndërpritet uji sot në këtë rrugë të Prishtinës
  • 13:47Gjenden peshq të ngordhur në Liqenin e Badocit me peshë deri në 50 kilogramë
  • 13:41Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 13:36Shtrenjtohen çmimet e disa linjave të autobusëve ndërurban