Përfaqësuesi i Danimarkës në Këshillin e Sigurimit gjatë seancës raportuese çdo gjashtë muajshe të UNMIK-ut, i ka kërkuar Kosovës të themelojë Asociacioinin e Komunave të banuara me shumicë serbe, ndërsa Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Ne i bëjmë thirrje si Serbisë ashtu edhe Kosovës që të rrisin angazhimin e tyre ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç e ka thënë shumë qartë Përfaqësuesi Special i sapoemëruar për Dialogun, Z. Peter Sørensen: “Është koha për të ecur përpara”.
