Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dallavere me patentë shoferë, përballet me aktakuzë drejtori i poliklinikës dhe dy përfaqësuesve të autoshkollës

GD
Gazeta Demos28 tetor 2025 në 12:15
Dallavere me patentë shoferë, përballet me aktakuzë drejtori i poliklinikës dhe dy përfaqësuesve të autoshkollës

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe U.M., dhe I.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.B., me datë 15.07.2023 në Prizren, në poliklinikën “G.”, në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i poliklinkës, i autorizuar dhe i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për lëshimin e certifikatave mjekësore për kandidatët për patentë shofer, i tejkalon autorizimet e tij duke lëshuar certifikata mjekësore për kandidatë për patentë shofer, në këtë rast për B.V., dhe B.Th., pa i kontrolluar personalisht, duke vërtetuar në mënyrë të pavërtetë se ata kishin kryer kontrollin mjekësor, edhe pse ndodheshin jashtë Kosovës në atë kohë, me ç’rast i ka mundësuar të njëjtëve përfitim në formën e regjistrimit e provimit për patentë shofer përmes Auto shkollave “ S. ” në Prizren dhe “ F.” në Malishevë, me ç’rast emri i të njëjtëve dërgohet në Departamentin e Patentë Shoferëve së bashku me listën e kandidatëve të tjerë që fillojnë ligjëratat për patentë shofer, njofton prokuroria.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, të pandehurit U.M., dhe I.G., në cilësinë e përfaqësuesve të auto-shkollave të lartëpërmendura, kanë përpiluar dhe dorëzuar kontrata dhe dokumente të rreme për kandidatët e lartëcekur, që pretendonin të pajiseshin me patentë shofer, duke i paraqitur sikur kishin ndjekur ligjëratat teorike, ndonëse ata ndodheshin jashtë territorit të Kosovës.

Më këto veprime, të pandehurit U.M., dhe I.G., secili veç e veç ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”..

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

prokuroria

Të ngjashme

Sulmuan gazetarët, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Sulmuan gazetarët, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

16:04

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin