Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas ka qëlluar veten.
Sipas Policisë, të dyshuarit dhe viktima janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes, autoritetet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, një karikator me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja.