Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dalin detaje: Ky është vendi në autobus ku u fshehën 120 kilogramë drogë – u pëdoren qen nuhatës e pajisje profesionale

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 12:40
Dalin detaje: Ky është vendi në autobus ku u fshehën 120 kilogramë drogë – u pëdoren qen nuhatës e pajisje profesionale

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndalur në orët e hershme të mëngjesit një autobus në Autostradën “Ibrahim Rugova”, që udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa pasagjerë. Mjeti u shoqërua për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, përfshirë përdorimin e qenve nuhatës, të dhuruar nga organizata gjermane GIZ, si dhe pajisjeve profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së SHBA-së, u zbuluan rreth 120 kilogramë narkotikë të llojit kanabis.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 21 nëntor 2025 – Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndalur një autobus në Autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa pasagjerë. Mjeti është shoqëruar për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, përfshirë përdorimin e qenve nuhatës – të dhuruar nga organizata gjermane GIZ – si dhe pajisjeve profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së ShBA-së, është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis.

Ky zbulim përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme në përpjekjet e Doganës së Kosovës për të mbrojtur shoqërinë dhe për të parandaluar trafikun e substancave të ndaluara. Ai vjen vetëm pak javë pas një rasti tjetër të përmasave të ngjashme, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Rasti i sotëm i është dorëzuar njësive Antidrogë të Policisë së Kosovës për procedura dhe veprime të mëtejshme penale.

Doganat e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, duke rritur bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit.

DoganaDrogë

Më shumë nga Lajme

  • 13:28Behrami: Pas Deklaratës, tani urgjent të ndryshohet Ligji për Specialen
  • 13:18Ramadani: Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin
  • 13:09PDK falënderon deputetët: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara
  • 13:08Kuvendi miraton deklaratën e propozuar nga PDK për aktgjykimin e Speciales dhe në mbrojtje të UÇK-së
  • 12:53Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, i zëvendësojnë ministrat dhe zëvendësministrat