Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka komentuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit për nesër në ora 11:00, ndonëse sonte përfundon afati kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re.
Në emisionin Rubikon Daka tha se mbajtja e seancës pas skadimit të afatit 30-ditor është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Meqë tash është vënë në pah ky afat, duhet të respektohet dhe çdo gjë mbi këtë është jokushtetuese. Seanca e nesërme, për mua, është jokushtetuese. Është jokushtetuese sepse mbahet pas afatit 30-ditor”, deklaroi mes tjerash Daka.




