Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për një kandidat

GD
Gazeta Demos19 janar 2026 në 22:20
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për një kandidat

Valdete Daka, ish-kryetare e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një linjë direkte në emisionin Debat Plus ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur të ketë dallim prej 6 mijë votash për një kandidat.

Ajo ka theksuar se edhe në të kaluarën ka pasur rinumërime të votave.

“Po, ka pasur rinumërime shumë shpesh, thuajse në çdo palë zgjedhje ka pasur rinumërime. Ka pasur edhe rivotime, edhe në qytete edhe në qendra të votimit, shumë shpesh. Domethënë, s’ka pasur zgjedhje kur nuk ka pasur rinumërim, por nuk ka pasur dallime kaq të mëdha sikur këtë herë; nuk ka pasur dallime 5 mijë, 6 mijë, 2 mijë, sikur sot që u përmendën”, ka thënë Daka.

Ajo tutje ka shtuar se arsyet pse ka ndodhur ky fenomen tani duhet të elaborohen më tej, në mënyrë që të gjenden shkaqet.

“Shqyrtim më i thellë, sidomos i ndryshimeve ligjore që kanë ndodhur në vitin 2023, me sa më kujtohet. Duhet me u marrë drejtësia me këtë çështje, sikur që është marrë në vitin 2010”, ka deklaruar Daka.

Sipas saj, në vitin 2010, pas asaj që ajo e cilëson si “vjedhje industriale”, përveç rivotimeve në disa qytete, KQZ-ja kishte dërguar rreth 2 mijë kallëzime penale.

Valdete Daka

Më shumë nga Lajme

  • 17:53Sami Lushtaku për protestën e nesërme në Skenderaj: Rinia ngrihet në mbështetje të çlirimtarëve
  • 17:39Identifikimi i viktimave në Zubin Potok, Abdixhiku kujton veprimtarët e zhdukur
  • 17:28Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët
  • 17:27Wikipedia u shton “kriminel lufte” në biografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Specialja
  • 17:16Ishte duke peshkuar në lumin Setë në Dibër, humb jetën 29-vjeçari