Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çollaku nga Haga: Prokuroria Speciale ka pasur qasje të njëanshme ndaj të akuzuarve

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 21:16
Çollaku nga Haga: Prokuroria Speciale ka pasur qasje të njëanshme ndaj të akuzuarve

Opinionisti Bekim Çollaku, ka kritikuar qasjen e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuarve në rastin që po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në emisionin “Rubikon” i cili po transmetohet nga Haga, Çollaku ka thënë se, sipas tij, gjatë procesit gjyqësor është vërejtur një qasje e njëanshme dhe armiqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Qasja e Prokurorisë Speciale në relacion me të akuzuarit, por edhe me krejt qytetarët e Kosovës, duke u nisur nga këto premisa që kjo gjykatë është monoetnike dhe se Prokuroria Speciale i përndjek vetëm shqiptarët e Kosovës, duke filluar nga rangu më i ulët, nga ushtari i UÇK-së, deri te nivelet më të larta të Shtabit të Përgjithshëm, atëherë ne kemi parë një anim të skajshëm nga ana e prokurorisë dhe një sjellje tërësisht armiqësore”, ka deklaruar Çollaku

Ai ka kritikuar edhe vendimet e trupit gjykues lidhur me kërkesat e mbrojtjes, duke thënë se ato, sipas tij, janë refuzuar në mënyrë kategorike.

“Nga gjithë ky proces, asnjë kërkesë, çfarëdo qoftë ajo, ta lëmë anash lirimin eventual apo mbrojtjen në liri, është refuzuar në mënyrë kategorike nga paneli i trupit gjykues”, ka thënë ai.

Çollaku ka deklaruar se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, besimi i shqiptarëve të Kosovës në drejtësinë e procesit ka qenë i palëkundur.

“Besimi i shqiptarëve të Kosovës ka qenë i palëkundur. Për këtë arsye u formua edhe kjo gjykatë, për t’iu dhënë përgjigje atyre pretendimeve të tmerrshme të raportit të Dick Marty-t”, është shprehur Çollaku në "Rubikon".

Çollaku ka thënë se pret që vendimi përfundimtar të bazohet në faktet e paraqitura gjatë procesit dhe jo vetëm në pretendimet e Prokurorisë.

“Shpresojmë që prokuroria nuk do të mashtrojë dhe të vërë në lajthitje trupin gjykues. Besojmë te kredibiliteti i anëtarëve të panelit gjyqësor, që vendimin e tyre do ta marrin mbi faktet për të cilat ata janë të bindur dhe jo nga pretendimet e prokurorisë”, ka përfunduar Çollaku.

çollakuspecialekosovës

Të ngjashme

Çollaku: Nëse UÇK-ja do të cilësohej ndërmarrje kriminale, copëtohen themelet e Kosovës

Çollaku: Nëse UÇK-ja do të cilësohej ndërmarrje kriminale, copëtohen themelet e Kosovës

21:35
Kundërshtoi kandidaturën e Sejdiut, Ymeri pas tërheqjes së tij: Rrnoftë LDK-ja, rrnoftë demokracia e Republikës së Kosovës

Kundërshtoi kandidaturën e Sejdiut, Ymeri pas tërheqjes së tij: Rrnoftë LDK-ja, rrnoftë demokracia e Republikës së Kosovës

22:07
Gratë ish-luftëtare të UÇK-së kërkojnë liri për çlirimtarët

Gratë ish-luftëtare të UÇK-së kërkojnë liri për çlirimtarët

20:32
Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin e Kosovës dhe reformat

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin e Kosovës dhe reformat

18:56

Më shumë nga Lajme

  • 22:22Haradinaj rrëfen takimin e parë me ish-krerët e UÇK-së në Hagë
  • 22:19Vetëvendosje reagon zyrtarisht për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president
  • 22:18Përparim Rama: Prishtina po bëhet gati për investime të reja, mirëpret princin saudit dhe investitorët potencialë
  • 22:08Gruda: E respektoj Bekim Sejdiun si intelektual, por Kurti atë e zgjodhi sepse e dinte që nuk votohet nga Avdullah Hoti
  • 22:05​Pas tërheqjes së Sejdiut, Kusari-Lila: Kosova po rrezikon të kthehet sërish në zgjedhje