Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media.
Ai ka folur mbi anomalitë, siç i quan ai, të njehsorëve elektrikë në Prishtinë dhe Ferizaj, për të cilën thotë se ka bërë hulumtim.
“E kam vërejtur një anamoli në njësorët prandaj e kam hulumtuar. Nga 884 njehsorë që kemi hulumtuar në Prishtinë dhe Ferizaj 87% e tyre e matin kohën gabim. Nuk po flasim për një gabim teknik por për një mashtrim dhe manipulim. Miliona euro të vjedhura nga familjet e dëmtuara. Qytetarët po paguajnë me të shtrenjtën për energjinë që mendojnë se e kanë me të lirën pas orës 22:00. Kemi pas edhe thirrje nga qeveria që të kursejmë energjinë duke e përdorur më shumë natën por kjo po del të jetë skemë mashtrimi”, tha ai.
