Donika Gërvalla, tani ministre në detyrë e Punëve të Jashtme, më 20 prill të vitit 2016, në emisionin Info Box në RTV Dukagjini, kishte deklaruar se posedon dëshmi që lidhin drejtpërdrejt Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin dhe SHIK-un me krimin.
“Unë kam dëshmi madje me shkrim në zarfe të mbyllura, të cilat i janë paraqitur organeve të ndryshme, i kam personalisht në shtëpinë time në Bon”.
”I kam dërgu dikun, jam juriste me profesion, aty ku unë e kam pa të arsyeshme që duhet dërguar” kishte thënë ajo derisa ishte pyetur nga Rama se a janë dërguar në Kosovë apo diku tjetër Gërvalla ishte përgjigjur diku tjetër.
Rama kishte inistuar se ku i ka dërguar këto dokumente derisa kishte pyetur direkt Gërvallën se mos i kishte dërguar në Gjykatën Speciale ku kjo e fundit kishte pohuar se kishte dërguar aty.
”Po”, kishte thënë Gërvalla duke shtuar se ”disa prej tyre po”.
”Jo nuk kam dërguar, nuk kam mundësi ti dërgoj dokumentet, jo jo, ka disa tema të ndara, Gjykata Speciale është tem shumë e freskët, unë flas për dëshmi të cilat në vazhdimësi gjatë këtyre viteve, Gjykata Speciale është një temë që ka rrjedh gjatë muajëve të fundit, ka institucione ndërkombëtare të cilat në vazhdimsi, institucione të cilat ndër të tjera e financojnë EULEX-in, të cilat janë lajmëruar, janë njoftuar dhe është kërkuar ndihma e tyre në hetimin e vrasjeve që SHIK-u ka bërë ndaj aktivistëve të LDK-së”.
Ajo, gjatë asaj interviste, përballë Ermal Pandurit dhe Fidan Ramës, kishte thënë se ato dëshmi i kishte deponuar diku.
