Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çka kërkoi Haxhiu nga partitë politike në takimin me Osmanin?

GD
Gazeta Demos4 prill 2026 në 16:35
Çka kërkoi Haxhiu nga partitë politike në takimin me Osmanin?

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu e ka marrë pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani.

Haxhiu tha se do të mundohet ta kryejë këtë punë të përkohshme me profesionalizmin më tël artë, por u bëri thirrje grupeve parlamentare që t’i lënë inatet anash dhe ta zgjedhin presidentin.

“Ne e dimë që ky ushtrim i kësaj pozite mbahet jo më shumë se gjashtë muaj, por unë uroj që sa më parë Kuvendi i Republikës së Kosovës të zgjedhë presidenten apo presidenten e Republikës së Kosovës sepse rrethanat që mund t’i presim pastaj nëse kjo nuk ndodh, pra me theks te zgjedhjet e jashtëzakonshme, mendoj që nuk janë mirë as për qytetarët e Kosovës as për vetë shtetin e Kosovës duke pasur parasysh punët që i kemi ne para vetes”, ka thënë Haxhiu në ditën që mori pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.

“Me këtë rast unë sërish u bëj thirrje grupeve parlamentare, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që sa më parë të ketë një zgjidhje për çështjen e presidentit”.

“Le t’i lëmë anash inatet, dallimet politike, e t’i vazhdojnë ato pasi që ta kryejnë këtë obligim kushtetues”.

“Por, deri atëherë natyrisht që siç e përmenda, unë do të angazhohem maksimalisht që përgjegjësitë që ka presidenti t’i kryej me seriozitetin dhe me profesionalizimin më të lartë”.

Haxhiu tha se kanë pasur bashkëpunim shumë të mirë me Osmanin dhe i uroi suksese në angazhimet e mëtutjeshme.

“Jam shumë e hapur të vazhdoj bashkëpunimin me ju. Të uroj shumë suksese në angazhimin tënd kudo që ju keni vendosë ta bëni atë”, i tha Haxhiu, Osmanit

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 15:02Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë
  • 14:40Rasti i babait me foshnjën në Gjilan, kryefamiljari del para gjykatës
  • 14:37Osmani pret në takim ambasadorin e Francës, në fokus zhvillimet politike
  • 14:33Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
  • 13:54ShSKUK vendos: Pezullohet mjeku Gëzim Berisha