Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: Shpejt do të kemi zgjedhje të reja – Kurti s’do të jetë më kryeministër

GD
Gazeta Demos5 tetor 2025 në 08:21
Çitaku: Shpejt do të kemi zgjedhje të reja – Kurti s’do të jetë më kryeministër

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se së shpejti do të ketë zgjedhje të reja dhe se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër.

Çitaku tha se Kurti është dashur që të ulej dhe të bisedonte me aleatët e Kosovës, pasi sipas saj, Kosova vetëm formalisht negocion me Serbinë dhe se atë e ka përballë vetëm formalisht.

“Kosova vazhdimisht ka fituar kur është bashkërenduar me aleatët. Falë këtij bashkërendimi në Rambuje ne kemi fituar lirinë dhe në Vjenë në procesin e Ahtisaarit kemi fituar pavarësinë. Kosova vetëm formalisht negocion me Serbinë, vetëm formalisht Serbinë e kemi përballë”.

“Negociatat e diskutimi i vërtetë është mes Kosovës e aleatëve. Kurti në vend se që të përpiqet që të mbajë leksione të kota nëpër universitete, do të duhej të ulej dhe të bisedonte seriozisht me aleatët tanë. Por fati i mirë i yni është që kësaj qeverie i ka ardhur fundi, shpejt do të kemi zgjedhje të reja dhe Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, tha ajo për EO.

Ajo po ashtu është shprehur se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë e ka humbur vlerën pikërisht për shkak të qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më shumë nga Lajme

  • 16:10“Janë të paktën 11 varreza masive”, Gara: Kosova synon gërmime të reja në Serbi
  • 16:04OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës
  • 16:03Edi Rama e shkarkon menjëherë Vlora Hysenin nga pozita e drejtueses së inteligjencës shqiptare
  • 15:55Protesta "Jo në emrin tim", Kurti tregon orarin e transportit falas për qytetarët nga Mitrovica
  • 15:53Isa Mustafa: Kosova s’ka çështje më të rëndësishme sesa beteja për të argumentuar se lufta e Thaçit dhe të tjerëve ishte e drejtë