Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: Kriza në Kosovë është politike, jo kushtetuese – fajtor Vetëvendosje dhe Kurti

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 18:09
Çitaku: Kriza në Kosovë është politike, jo kushtetuese – fajtor Vetëvendosje dhe Kurti

Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se PDK është përmbajtur të komentojë lidhur me vendimin që pritet të nxjerrë Gjykata Kushtetuese, me qëllim që të mos interferojë apo të duket si ndërhyrje në vendimmarrje.

Ajo ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese është bërë adresa kryesore dhe e vetme, fatkeqësisht, për të zgjidhur problemet politike në Kosovë.

“Ajo me të cilën po ballafaqohemi nuk është as krizë juridike, as krizë kushtetuese, por krizë politike e cila ka ardhur kryekëput si rezultat i kryeneqësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit”, ka thënë ajo në Dukagjini.

Çitaku ka kujtuar se PDK kishte thënë se formimi i komisionit për votim të fshehtë ishte shkelje kushtetuese, mirëpo, sipas saj, “me kokëfortësi, me kryeneqësi z. Kurti përmes z. Dehari si kryesues i seancës insistonte në themelimin e atij komisioni”. “Çfarë bëmë? Humbëm muaj të tërë. Tani e njëjta gjë u provua të bëhet edhe me votimin e nënkryetarëve të Kuvendit nga ana e komuniteteve jo shumicë”, ka thënë ajo

PDKvetvendosje

Më shumë nga Lajme

  • 13:42Dyshohen për vjedhje të rëndë në disa rajone – Arrestohen tre persona, në kërkim edhe një tjetër
  • 13:41Sot pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore
  • 13:33“Sikur të na kishe treguar…”, mesazhi prekës i familjes për Daorsën që vdiq tragjikisht në Tetovë
  • 13:25Walker e propozoi për president, ja çka thotë Faton Bislimi
  • 13:07Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike