Vlora Çitaku ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti pas konferencës për shtyp, duke thënë se Kosova po përballet me izolim, ekonomi të rënduar dhe çmime të papërballueshme, ndërsa për Kurtin shteti duket si “skenë teatri”.
Çitaku theksoi se qeverisja e tij pesëvjeçare ka sjellë varfërim dhe ikje masive të qytetarëve, dhe se qytetarët tani e njohin më mirë sjelljen dhe efektet e sundimit të tij.
i PLOTë:
Konferenca e sotme për shtyp, që duhej të mbahej në selinë e Vetëvendosjes e jo në ndërtesën e Qeverisë, do të ishte material i mirë për komedi sikur Kosova të mos ishte në gjendjen e rëndë ku ndodhet sot.
Për nëntë muaj me radhë, A.K. na ka thënë se i ka numrat.
Sot, me nënqeshje ironike, pranoi se i paska pasur “verës”, me votim të fshehtë, por tani nuk i paska më.
Ndërkohë, Kosova është e izoluar, nën sanksione, me ekonomi të rënduar e me çmime të papërballueshme për familjet tona.
Por për A.K., shteti është skenë teatri dhe qytetarët publik që duhen argëtuar me shfaqjen e radhës.
