Sot kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, ku si të dyshuar janë pesë policë. Në deklarimin e tij, Kurti komentoi edhe diskutimet publike lidhur me rastin, ku mes tjerash tha se ‘‘tendenca që të nisë një anti fushatë kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme dhe s’është zgjidhje’ .
Rreth kësaj, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila fillimisht tha se për dallim nga Kurti, ata e kanë respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë,.
Çitaku theksoi se ka qenë Kurti ai që ‘‘dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë’’.
Tutje, deputetja e PDK-së tha se, nëse Kurti do ta kishte me të vërtetë respektin për Policinë, s’do t’i linte ‘‘pa këpucë e pa uniforma’’, dhe se do t’ua kishe rritur pagat.
Postimi: