Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku i reagon Kurtit: Hamza s’u takua për pazare, s’ ofrojmë kundëkandidat formal, shumica të reflektojë

GD
Gazeta Demos28 shkurt 2026 në 20:51
Çitaku i reagon Kurtit: Hamza s’u takua për pazare, s’ ofrojmë kundëkandidat formal, shumica të reflektojë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kërkuar që “shumica parlamentare të reflektojë” pas takimit të sotëm të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza me kryeministrin Albin Kurti, ku u diskutua për çështjen e Presidentit.

Çitaku tha se Hamza nuk shkoi në takim me Kurtin “për të bërë pazare”.

“Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese. Këtë e kemi dëshmuar në momentet më të vështira të vendit dhe këtë përgjegjësi e mbajmë edhe sot. Në takimin me z. Kurti, Kryetari Hamza ka shkuar jo për të bërë pazare, por për të ofruar mundësi reale për të dalë nga ky cikël i pafundëm krizash politike në të cilin jemi katandisur prej kohësh. Kemi shkuar me seriozitet, me përgjegjësi dhe me vullnet për zgjidhje”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Çitaku tha se PDK-ja ka qenë e gatshme të ofrojë kandidatura që “do të garantonin siguri institucionale, balancë politike dhe, mbi të gjitha, personalitete që do të ishin garant të rendit kushtetues”.

“Nuk kemi shkuar për të ofruar kundërkandidat formal për hir të inatit apo për konsum ditor politik”, tha ajo, duke iu referuar deklaratës së Kurtit se me gjasë do të kishte një garë me kandidatë partiakë për President.

“Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se secili prej nesh. Zgjedhja e Presidentit, nuk është test force mes partive, por është moment që përcakton stabilitetin institucional, besimin qytetar dhe orientimin tonë shtetëror. Tani është koha që shumica parlamentare të reflektojë”, shkroi Çitaku

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 18:58VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”
  • 18:55Rrahmani: Mbështetja e deklaratës për Gjykatën Speciale, por jo e ligjit, është dyfytyrësi politike
  • 18:45"Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot", ja se kush e thotë
  • 18:41Haradinaj i ashpër me deputetët: Mos luani me tragjedinë e njerëzve që janë në Hagë, duam veprime konkrete
  • 18:35Kongresistë republikanë kërkojnë të mos i zgjatet licenca Industrisë së Naftës së Serbisë