Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 21:17
Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pritet që të sfidohet edhe një herë me një lëndë të re rreth bllokadës së konstituimit të Kuvendit, pak ditë pas aktgjykimit të parë, përmes së cilit u kërkua që brenda 30 ditësh deputetët e legjislaturës së nëntë të zgjedhin kryetarin e nënkryetarët e saj.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, që është edhe deputete e zgjedhur, Vlora Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.

Ajo deklaroi se, Partia Demokratike e Kosovës e ka gati lëndën dhe se ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve.

“Ne do të ndërmarrim hapa brenda këtyre ditëve, lëndën e kemi përgatitur, nënshkrimet jemi duke i mbledhur dhe do të kemi një kërkesë të re për sqarime nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ndonëse për ne është shumë i qartë mirëpo do të mundohemi të kuptojmë më qartë cilat janë pasojat e një mosveprimi nga ana e deputetëve. Do të duhej të kishte një pasojë për mos respektimin të aktgjykimit të Kushtetuese. Pra ne do të kërkojmë qartësim cilat janë pasojat për deputetin apo deputeten që nuk e respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së ka deklaruar më tej se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen në tërësi, pasi siç thotë ajo, ato nuk janë tavolinë suedeze që të përzgjidhen cili vendim të zbatohet e cili jo.

“Nuk dua të spekuloj, ne si PDK jemi munduar të respektojmë integritetin e institucioneve të pavarura sepse i kemi ndërtuar bashkërisht me shumë mund e sakrificë. Ka ndodhur që ndonjëherë nuk na kanë pëlqyer aspak vendimet që ka marrë Gjykata Kushtetuese por vendimet e saj nuk janë tavolinë suedeze ku ne përzgjedhim dhe i zbatojmë vetëm ato që na pëlqejnë dhe i lëmë anash ato që nuk na pëlqejnë”, tha Çitaku

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 13:33“Bashkëpunimi që sjell rezultate”, Krasniqi flet për partneritetin me BE-në
  • 13:31Tensione pranë Ministrisë së Arsimit, hidhet gaz lotsjellës ndaj protestuesve
  • 13:30“Një çast për jetën!”, Policia e Kosovës me fushatë për sigurinë rrugore
  • 13:05Lushtaku në akademinë përkujtimore të Idriz Rrecajt: Duhet të jemi krenarë të gjithë për veprën e tij
  • 12:53Kurti falënderon deputetët: Me miratimin e këtij Ligji mërgata i kursen rreth 58 milionë euro në vit