Në Breg të Diellit në Prishtinë, një person është vrarë mbrëmë. Viktima është Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, i cili ka qenë emër i njohur për organet e rendit.
Sipas informatave të Klanit, ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një borxhi që dorasi i ka pasur viktimës.
“Dyshohet që në mosmarrëveshje e sipër ka ndodhur edhe vrasja. Me sa kemi dëgjuar, ka pasur probleme me dikë, por nuk dihet nëse është dorasi personi me të cilin ka pasur probleme”.
