Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Cikloni nga Italia sjell reshje të dendura shiu në Kosovë

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 17:13
Cikloni nga Italia sjell reshje të dendura shiu në Kosovë

Pas një periudhe të gjatë me mungesë të reshjeve të mjaftueshme atmosferike, kushtet meteorologjike në Kosovë dhe në rajon pritet të pësojnë ndryshim të dukshëm gjatë ditëve në vijim.

Sipas parashikimeve të fundit nga MeteoBallkan, një ciklon i ri që pritet të krijohet në jug të Italisë do të zhvendoset drejt rajonit tonë, duke sjellë me vete reshje më intensive shiu.

Sipas meteorologëve, cikloni do të fuqizohet gjatë ditëve të para të javës së ardhshme, duke krijuar kushte për reshje në të gjithë territorin e Kosovës:

E shtuna dhe e diela: Fundjava do të karakterizohet nga prania e vranësirave dhe reshjeve të herëpashershme lokale. Të dielën pritet një rritje e lehtë e intensitetit të shiut, por jo në të gjitha rajonet.

E hëna dhe e marta: Reshjet më të dendura dhe më të fuqishme parashihen të regjistrohen të hënën në mbrëmje dhe përgjatë të martës në mëngjes.

Gjithsesi, ekspertët e motit sqarojnë se sasia përfundimtare e ujit dhe koha e saktë e reshjeve mbeten të lidhura drejtpërdrejt me trajektoren përfundimtare dhe pozicionimin e këtij cikloni gjatë lëvizjes së tij.

ciklonireshjedendura

Të ngjashme

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

07:57
Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim

22:50

Më shumë nga Lajme

  • 18:16Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për viktimat e femicidit
  • 17:54Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit
  • 17:42Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen
  • 17:32Policia në Ferizaj sekuestron një armë zjarri
  • 17:31“Drejtësi për Arlindën”/ Protestuesit marshojnë drejt qeverisë