Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çfarë thonë dy ish-presidentët e Kosovës pasi u përmendën në dosjen Epstein

GD
Gazeta Demos1 shkurt 2026 në 19:50
Çfarë thonë dy ish-presidentët e Kosovës pasi u përmendën në dosjen Epstein

Në dokumentet e radhës të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA-së për Jeffrey Epstein, përmenden edhe dy ish-presidentë të Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli. Por të dy e kanë mohuar ta kenë njohur ose takuar Epsteinin. Dy ish-presidentë të Kosovës përmenden në dosjet e fundit të publikuara të financierit të ndjerë amerikan Jeffrey Epstein, i cili ishte dënuar për përfshirje në trafikim dhe abuzim seksual të vajzave të mitura.

Departamenti i Drejtësisë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara në fund të janarit publikoi mbi 3 milionë dokumente të Epstein, e në to përmenden edhe ish-presidentët Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Në një e-mail të dërguar në adresën e Epsteinit, nga Daniel Siad – emër që përmendet shpesh në korrespodencat e tij, përmendet presidenti i Kosovës.

“Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York te Kombet e Bashkuara me Presidenten e Kosovës, ajo do të dëshironte të të takonte”, thuhet në e-mailin e nisur në adresë të Epsteinit.

Ky e-mail mban datën 16 shtator 2012. Atë kohë postin e presidentit e mbante Jahjaga.

Valentina Abazi, këshilltare e Jahjagës është përgjigjur në emër të ish-presidentes dhe ka mohuar të ketë pasur takim mes Epsteinit dhe Jahjagës.

“Presidentja Jahjaga asnjëherë nuk e ka takuar, kurrë nuk ka kërkuar takim me të dhe as nuk e ka ditur kush është”, ka thënë Abazi për Kohën.

Po ashtu, edhe Pacolli ka mohuar çdo lidhje me Epsteinin.

“Askurrë nuk jam takuar, as nuk kam komunikuar dhe as nuk kam qenë ndonjëherë në pronat e tij”, ka deklaruar Pacolli për KOHA-n.

Ai ka shtuar se vetëm tani ka dëgjuar për ekzistencën e Epsteinit, pas publikimit të dokumenteve.

Dosjet përmendin edhe figura të tjera ndërkombëtare dhe zbulojnë korrespodenca të ndryshme lidhur me udhëtime dhe takime.

Në qendër të vëmendjes së dokumenteve janë edhe emra të njohur të politikës botërore.

Jeffrey Epstein vdiq në vitin 2019, derisa ndodhej në burg, duke lënë pas një nga skandalet më të mëdha seksuale në SHBA, dhe jo vetëm.

PRESIDENTET

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë