Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Çështja e presidentit, reagon Faton Bislimi: Kandidatura ime nuk është kërkesë drejtuar një partie, është një ofertë për t'i shërbyer Kosovës

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 12:33
Çështja e presidentit, reagon Faton Bislimi: Kandidatura ime nuk është kërkesë drejtuar një partie, është një ofertë për t'i shërbyer Kosovës

Faton Bislimi, një ndër emrat që është përfolur javët e fundit për postin e presidentit, ka reaguar disa ditë pasi u bë i ditur kandidati konsensual i Vetëvendosjes dhe LDK-së, Bekim Sejdiu.

Në një postim të gjatë, ai tha se ka marrë shumë mbështetje për propozimin që ai të konsiderohet për kryetar shteti.

"Kam marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga njerëz që dashurinë për Kosovën e kanë dëshmuar me jetë e me vepra; nga miq të dëshmuar të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë ambasadorin William Walker dhe ish-kongresmenin Joe DioGuardi; nga familjet e heronjve Sali Çekaj dhe Agim Ramadani; nga shqiptarët e Luginës së Preshevës; nga miq e kolegë të mi nga Harvard Kennedy School; dhe, mbi të gjitha, nga qytetarë e atdhedashës të shumtë të Kosovës, nga çdo kënd i vendit dhe nga diaspora jonë."

Tutje, ai ka shkruar se shërbimin ndaj Kosovës nuk e sheh si çështje pozite, duke lënë të kuptohet se nëse përmendet emri i tij në një situatë të re, është i gatshëm.

"Unë nuk e kam parë asnjëherë shërbimin ndaj Kosovës si çështje të një pozite. Për mua ai ka qenë dhe mbetet mision. Pozitat janë të përkohshme. Përgjegjësia ndaj vendit është shumë më e madhe se çdo pozitë dhe shumë më jetëgjatë se çdo moment politik."

Në fud, kandidatura e përfolur, ai tha se është ofertë për t'i shërbyer Kosovës, duke shtuar se si e tillë akoma qëndron.

"Kandidatura ime nuk është kërkesë drejtuar një partie dhe nuk është ndërtuar kundër asnjë partie apo individi. Ajo ka qenë një ofertë për t'i shërbyer Republikës së Kosovës në një moment kur vendit i duhet unitet, seriozitet institucional dhe besim në të ardhmen.

Dhe ajo ofertë qëndron! Nuk tërhiqem nga asnjë përgjegjësi që e kam marrë si amanet të brezave e si mision për të ardhmen e shtetit!

Nëse elitat politike nuk e konsiderojnë atë, atëherë fjalën do ta ketë populli. Dhe kur të vijë ajo ditë, në cilëndo fushëbetejë demokratike, unë do të jem aty. I qetë. I përgatitur. Pa borxhe ndaj askujt, përveç Kosovës.

Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati. Kjo përgjigje nuk ka ndryshuar."


kosovëskandidaturapartie

Të ngjashme

Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

13:08
"Kurti po e bllokon formimin e institucioneve", PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin te Qeveria

"Kurti po e bllokon formimin e institucioneve", PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin te Qeveria

09:14
Bleni online nga jashtë? Dogana tregon deri në çfarë vlere nuk paguani detyrime

Bleni online nga jashtë? Dogana tregon deri në çfarë vlere nuk paguani detyrime

08:32
Gani Geci propozon Anton Qunin për president të Kosovës: Besoj edhe AAK do ta mbështeste

Gani Geci propozon Anton Qunin për president të Kosovës: Besoj edhe AAK do ta mbështeste

22:31

Më shumë nga Lajme

  • 14:47"Në pritje të drejtësisë", Bajraktari takohet me bashkëshorten e Jakup Krasniqit
  • 14:44Ambasada e Gjermanisë apel partive politike: Të formohen shpejt institucionet që BE të mund ta ndihmojë Kosovën
  • 14:36Ngrihet aktakuzë ndaj dy mjekëve të Vushtrrisë për marrje ryshfeti
  • 14:35Hapet Zyra e Përbashkët e Doganës dhe Policisë në Aeroportin e Prishtinës
  • 14:22Publikohen rezultatet: Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës