Pas dekretit të Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese me datën 25 mars, doli me një vendim ku u dha deputetëve edhe 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri.Megjithëse afatet kohore po lëvizin deri tani nga subjektet politike s’ka patur takime për të folur për këtë çështje.

Mbrëmjen e djeshme, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, konfirmoi se ditën e hënë mbahet një takim ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut për të folur për këtë çështje.“Jemi në një rrethanë kur të hënën e ardhshme Abdixhiku do të takohet paradite me Kurtin për të biseduar për procesin e ri për rifillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit”, deklaroi Haziri në Rubikon

Takimi pritet të mbahet në ora 11:00.Ndryshe, sot presidentja Vjosa Osmani përfundon mandatin, duke ia dorëzuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.