Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 15:45
Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 dhe qasjen në dokumentacionin përkatës.

Deklarata e kësaj ambasade vjen pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi që Serbia të hapë dosjet e Brigadës së 37-të të Motorizuar të ish-Ushtrisë Jugosllave, e dyshuar për përfshirje në masakrat në Drenicë dhe pjesë të tjera të Kosovës.

"Në vitin 2023, Kosova dhe Serbia, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ndërmorën një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së rasteve të personave të zhdukur duke miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, sipas së cilës u krijua Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Ndër detyrat e komisionit, pjesë e të cilit janë si Kosova ashtu edhe Serbia, është të sigurojë qasje në të gjithë dokumentacionin përkatës vendas dhe ndërkombëtar. Ne u kemi bërë thirrje të gjitha palëve të ofrojnë qasje në informacion të saktë dhe të besueshëm në lidhje me personat e zhdukur dhe varret masive të dyshuara", tha Ambasada e Gjermanisë në një përgjigje Klanin.

Ndër të tjera, kjo ambasadë thotë se pret që Serbia të bashkëpunojë me homologët e saj në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Ligjore.

"Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me homologët e saj të Kosovës në hetimet dhe gjyqet në vazhdim, në përputhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Ligjore".

serbiazhdukurpersonave

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Banka ku Arlinda kishte kredi kërkon falje për sms që e dërgoi: U gjenerua automatikisht, po e shqyrtojmë faljen e detyrimit
  • 23:39Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?
  • 23:00Përplasje në PS për Erion Veliajn, Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë në Fier
  • 22:58Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë
  • 22:50Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim