Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çështja e energjisë: PDK dhe LDK kritikojnë ashpër qeverinë për paaftësi dhe ndikim të mafies

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 18:59
Çështja e energjisë: PDK dhe LDK kritikojnë ashpër qeverinë për paaftësi dhe ndikim të mafies

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e sistemit energjetik të Kosovës dhe investimet në blloqet e vjetra të termocentralit A.

Ai tha se “Tash e 6 vite e kemi të njëjtën retorikë politike boshe. Me këtë politikë janë menaxhuar dhe vazhdojnë të menaxhohen termocentralet e Kosovës dhe i tërë sistemi energjetik i vendit, pa asnjë rezultat konkret. Me shumë afera korruptive e projekte të dështuara”

Shala paralajmëroi se qytetarët do të përballen me rritje të çmimeve të energjisë që nga muaji mars dhe akuzoi qeverinë për favorizimin e interesave të mafies energjetike rajonale.“Kjo qeveri që protestonte dhe e dështoi ndërtimin e kapaciteteve të termocentralit të ri, tash derdh pa kontroll paranë publike në blloqet e termocentralit A… Edhe kur kompanitë si KEDS, KESCO e KOSTT vonohen për të paraqitur pranë rregullatorit hyrat e lejuara maksimale, qeveria dhe rregullatori kujdesen dhe e vazhdojnë afatin e paraqitjes së kërkesave nga këto kompani,” tha Shala.

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, kritikoi gjithashtu qeverinë dhe politikën e Vetëvendosjes për energjinë.

“Sipas meje nuk është e drejtë të paguajmë import me çmim ditor kur riparimet planifikohen shumë më herët. Plus kësaj, nuk rriten kapacitetet në mënyrë të konsiderueshme. Pra, edhe pas riparimeve do importojmë prapë”, tha Ymeri për GazetaBlic.

Rryma

Më shumë nga Lajme

  • 13:11Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani
  • 12:41Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit refuzojnë ftesën e Haxhiut për takim
  • 12:31‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre
  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë
  • 11:57Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një rezolutë që thërret për drejtësi