Nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës, tash e tutje do të kenë një orë edukim për Inteligjencën Artificiale.
Ky është një revolucion tjetër në arsimin e kryeqytetit për të cilin ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Sot nisi edhe një revolucioni tjetër i arsimit publik në Kryeqytet! Në partneritet me Shkollën Digjitale,gjatë këtij viti, çdo shkollë fillore merr një orë edukim në Inteligjencë Artificiale”, ka shkruar ai.
Veç kësaj, nxënësit më pas, dijen do ta kthejnë në projekte reale.
