Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore në rastin e njohur mes dy grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”.
Në këtë seancë pritet të bëhet leximi i aktakuzës si dhe deklarimi i të akuzuarve lidhur me fajësinë e tyre.
Seanca e kaluar nuk ishte zhvilluar për shkak se nuk kishte përfunduar ekspertiza psikiatrike dhe psikologjike për të akuzuarin Valdrin Ademi.
Gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, kishte bërë të ditur se Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkonte edhe kohë shtesë për përfundimin e raportit, i cili është i domosdoshëm për vlerësimin e gjendjes mendore të të akuzuarit dhe aftësinë e tij për t’iu nënshtruar gjykimit.
