Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli: VV-ja dikur na ftonte në lista zgjedhore, sot na sulmon si “mbrojtës të Serbisë”

GD
Gazeta Demos23 gusht 2025 në 14:33
Cakolli: VV-ja dikur na ftonte në lista zgjedhore, sot na sulmon si “mbrojtës të Serbisë”

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se këto figura të LVV-së po sulmojnë shoqërinë civile në formë digjitale, por thekson se të njëjtat nuk janë të papritura.

Kjo pasi, sipas tij, çdo pushtet që e ndjen veten të dobët përballë argumenteve, e kthen debatin në fushatë linçimi.

Cakolli potencon se “akuzat ndaj shoqërisë civile si ‘mbrojtëse e Serbisë dhe kriminelëve të tyre’ janë thjesht demagogji dhe patriotizëm i rremë”.

Për më tepër, ai thotë se në të kaluarën, ishin pikërisht këto figura të LVV-së që dikur i lartësonin këta aktivistë të shoqërisë civile, e madje edhe i ftonin të hynin në lista zgjedhore.

“Ironia është se shoqëria civile përbëhet nga organizata dhe aktivistë që figurat kryesore të LVV-së deri dje i lartësonin dhe citonin publikisht, e madje i ftonin në lista zgjedhore si front i përbashkët politik”, shkroi Cakolli nga KDI.

Sipas tij, sulmet e tilla “me gjasë do të vazhdojnë – jo pse shoqëria civile ka ndryshuar kurs, por sepse për shumë prej tyre – sidomos këta të ‘zëshmit’ – mbajtja gjallë e temave që disi ndërlidhen me Serbinë është oksigjeni i vetëm politik që u ka mbetur”.

Më shumë nga Lajme

  • 08:36Përmbytjet e rrëmbyeshme në Nepal: Pesë persona të zhdukur, 95 të shpëtuar
  • 08:36Tre të vrarë dhe një i plagosur për dy ditë në Gjilan, Hyseni thërret sot mbledhje urgjente
  • 08:23Beteja për krerët e UÇK-së vazhdon në Apel, 27 nëntori afati për kundërshtimin e aktgjykimit
  • 08:22Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit
  • 08:15Shpëtohen dy alpinistë çekë mes Kosovës dhe RMV’së – detaje se çfarë iu ndodhi në mbi 2500 metra lartësi