Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli: Propozimi i kandidatëve që dihet që s’i kanë votat është vazhdim i bllokadës

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 16:24
Cakolli: Propozimi i kandidatëve që dihet që s’i kanë votat është vazhdim i bllokadës

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me seancën e sotme të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se ajo dështoi sepse nuk dyshoi qasja edhe pse ndryshuan emrat.

Ai ka vlerësuar edhe se, propozimi i kandidatëve që nuk i kanë votat, është vazhdim i bllokadës.

Cakolli po ashtu ka shtruar pyetjen se pse s’u provua edhe me tri apo katër kandidatura pasi që u provua me dy.

Postimi:

Sot për herë të parë u provuan dy kandidatura për Kryetar të Kuvendit brenda një seance – një situatë e re pas aktgjykimit të Kushtetueses.

Por edhe kjo përpjekje dështoi, sepse emrat ndryshuan, por jo qasja. Në mungesë të vullnetit politik për një marrëveshje të bazuar në kompromis, propozimi i kandidatëve që dihet paraprakisht se nuk i kanë votat, është thjesht vazhdim i bllokadës.

E pakuptimtë mbetet edhe mënyra se si u menaxhua seanca nga kryesuesi i seancës. Ndonëse Avni Dehari bëri mirë që konsumoi më shumë kandidatura, është e paqartë pse e mbylli seancën pas dy përpjekjeve – pa ndonjë bazë që e kufizon numrin e votimeve.

Nëse u provua me dy, pse jo tri, katër apo aq sa duhet deri në një zgjidhje? Sepse, në mungesë të ndonjë rregulli kufizues, ajo që duhet të vihet në shprehje është përgjegjësia politike për të gjetur një kandidaturë të suksesshme. Por, edhe sot, kjo përgjegjësi mungoi.

Më shumë nga Lajme

  • 10:53“Përgjithmonë UÇK”, Krasniqi para vendimit në Hagë: Historia nuk mund të rishkruhet
  • 10:37Vendimi për ish-krerët: Ky është linku i transmetimit LIVE të seancës së nesërme
  • 10:27Gjykimi nesër në ora 10:00, Gjykata Speciale del me detajet e fundit
  • 10:26Dogana vjen me një njoftim për udhëtarët lidhur me paisjet elektronike
  • 10:25Prishtina merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit 2027, Samiti do të mbahet në kryeqytet