Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se kryesuesi i seancës Avni Dehari për të dytën herë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e ka mbyllur seancën në mënyrë arbitrare.
Cakolli shkruan në një postim në Facebook se kjo është jo vetëm shkelje e aktgjykimit të Kushtetueseses por, sipas tij edhe cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar.
“Refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë – ndonëse mocionet procedurale nuk lejohen fare – nuk mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës. Përkundrazi, në mungesë të ndryshimit të procedurës, seanca duhet të vazhdojë me votim të hapur, siç është standardi”.
