Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bytyqi: Ujmani është aset strategjik, Kosova po përballet me krizë energjetike dhe ikje të të rinjve

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 11:31
Bytyqi: Ujmani është aset strategjik, Kosova po përballet me krizë energjetike dhe ikje të të rinjve

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, nga salla e Kuvendit të Kosovës ka ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me situatën politike dhe ekonomike në vend, duke folur për Ujmanin, furnizimin me barna, krizën energjetike, ikjen e të rinjve, fondet e Bashkimit Evropian, infrastrukturën dhe sektorin privat, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi ka thënë se deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Ujmanin nuk duhet të trajtohen si deklarata të zakonshme politike.

“Derisa shkelësi i Kushtetutës, Albin Kurti ka marrë peng institucionet e shtetit, ka harruar t’i kushtojë vëmendje e zgjidhje kërcënimeve mbi Ujmanin, andaj deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiçit për Ujmanin nuk mund të trajtohen si deklarata të zakonshme politike. Ujmani është aset strategjik i Republikës së Kosovës dhe çdo deklaratë që prek sovranitetin, integritetin territorial dhe pasuritë tona duhet të merren jashtëzakonisht seriozisht. Në të njëjtën kohë, si mund të rrinë të qetë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e si mund të na flasin për normalizim politik, ndërsa vazhdojnë të krijojnë varësi ekonomike në fusha strategjike? Kosova urgjentisht duhet të rishikojë bashkëpunimin dhe blerjet nga Serbia, sidomos aty ku ekzistojnë alternativa nga prodhuesit vendorë apo nga tregjet e vendeve mike”, ka thënë ajo.

Ajo, ka thënë se Kosova nuk duhet të krijojë krijojë varësi strategjike nga Serbia për produkte që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

“Tjetër shqetësim këto muaj, kur nuk kemi as qeveri, as kuvend, janë barnat dhe ilaçet e marra nga Serbia.Furnizimi me produkte esenciale duhet të jetë i sigurt dhe i kontrolluar. Kosova nuk duhet të krijojë varësi strategjike nga Serbia për produkte që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, e jo të furnizohet me ilaçe nga Serbia. Sot ne ju bëjmë një pyetje deputetëve të Vetëvendosjes: Si mund të rrini të qetë e komodë kur energjia vazhdon të jetë në kolaps? Po shkojmë drejt dimrit dhe qytetarët kanë të drejtë të dinë: a do të kemi energji të mjaftueshme dhe me çfarë çmimi?Nuk mund të presim çdo dimër me pasiguri. Na duhet një strategji më afatgjatë, investime e kapacitete të reja.Por Kosova nuk po përballet vetëm me krizë energjetike, Kosova po përballet edhe me ikjen e të rinjve dhe të qytetarëve drejt Evropës. Ne nuk mund t’i themi të rinjve “qëndroni në Kosovë” nëse nuk u ofrojmë punë, paga dinjitoze, arsim cilësor, siguri dhe perspektivë. Duhet të krijojmë kushte që të rinjtë të qëndrojnë, por edhe ata që kanë ikur të kenë arsye të kthehen. Të rinjtë po ikin, ndërsa deputetët e shumicës po shijojnë pushimet në vendet më të shtrenjta në Evropë”, ka shtuar Bytyqi.

Kurse, në planin dnërkombëtar, ka thënë se Kosovës i duhen njohje të reja.

“Në planin ndërkombëtar Kosovës i duhen njohje të reja dhe një diplomaci më…Na duhet gjithashtu zhbllokimi i fondeve të Bashkimit Evropian, sepse qytetarët e Kosovës duhet… nuk duhet të jenë ata që po paguajnë çmimin e bllokimeve politike. Na duhen investime të reja në infrastrukturë dhe rrugët nacionale që kanë mbetur në gjysmë. Çdo projekt i nisur duhet të ketë një afat, përgjegjësi dhe transparencë. Infrastruktura nuk është luks, është zhvillim ekonomik. Duhet të mbështesim edhe sektorin privat. Pa biznese të forta nuk ka ekonomi të fortë. Bizneset kanë nevojë për më pak barriera, më shumë qasje në financa, më shumë siguri juridike dhe një klimë më të mirë për investime. Ndërkohë që qytetari po përballet çdo ditë me çmimet e larta, qeveria Kurti po shijon luksin dhe partinë e shtetit”, ka thënë dnër të tjera Bytyqi.

bytyqikosovaujmani

Të ngjashme

Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova

Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova

21:58

Më shumë nga Lajme

  • 12:24Zemaj i reagon Abdixhikut: Sot e përgjithmonë, LDK
  • 12:24Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
  • 11:53Sekuestrohen 10 kilogramë e gjysmë marihuanë në Nabërgjan të Pejës, arrestohet një person
  • 11:32AGK ngushëllon familjen e Laurent Krasniqit: Dha kontribut të rëndësishëm në skenën mediale
  • 11:24Gruda: Vitin e kaluar s’i kishin votat por propozonin çdo 24 orë, sot i kanë por s’vijnë – vetëm për ta bllokuar Kosovën