Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bytyqi: Po opozita po i serviloset Kurtit për të hyrë në koalicion

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 21:20
Bytyqi: Po opozita po i serviloset Kurtit për të hyrë në koalicion

Analisti politik Ardian Bytyçi ka deklaruar se partitë opozitare në Kosovë janë përballur me një refuzim të vazhdueshëm nga qytetarët në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se ato janë “vetëpërjashtuar” nga skena politike përmes rezultatit zgjedhor.

Sipas tij, liderët e partive opozitare kishin krijuar bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të pësonte rënie të madhe të mbështetjes elektorale, por rezultatet e zgjedhjeve treguan të kundërtën.

“Liderët e subjekteve politike opozitare janë vetëpërjashtuar duke menduar se janë të vetë-mjaftueshëm dhe se Vetëvendosja do të binte ndjeshëm me vota. Më pas vetë u ofruan, duke u ndjerë se u vetëpërjashtuan me votë nga qytetari”, tha Bytyçi në DebatPlus.

Ai vlerësoi se rezultatet e tri proceseve të fundit zgjedhore tregojnë mungesë të besimit qytetar ndaj opozitës.

“Në tri palë zgjedhje, subjektet opozitare kanë marrë deri në 19 për qind të votave, ndërsa LDK-ja ka lëvizur nga 13 deri në 16 për qind”, u shpreh ai.

Bytyçi tha se ky realitet politik ka ndikuar në qasjen e opozitës ndaj pushtetit, duke shtuar se në disa raste mund të shihet një afrim më i madh me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Megjithatë, ai vlerësoi se për formimin e qeverisë, Kurti nuk ka nevojë për mbështetjen e opozitës, pasi sipas tij siguron numrat e nevojshëm për të qeverisur, ndërsa procesi i zgjedhjes së presidentit do të jetë një sfidë e veçantë politike.

Më shumë nga Lajme

  • 17:12Trump falënderon Kosovën: Kontribuuat për stabilizim në Gaza
  • 17:12Trump i thotë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se përballet me një 'vendim të madh' për Iranin
  • 17:08Drejtësia kosovare quhet “e korruptuar” në Speciale – kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë
  • 17:04​ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve
  • 17:03Mbledhja e OKB, Trump e përmend dy herë Kosovën në fjalim