Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se nesër do ta vizitojë ish-presidentin Thaçi në Hagë, transmeton Demos.
Ai tha që shpreson që takimin e radhës ta kenë në Prishtinë.
I plotë;
Neser ne Hage – shpresoj per here te fundit
Pas disa ditesh behen 5 vjet nga dita kur eshte arrestu Hashim Thaci, kurse une neser e takoj ate per here te peste ne Sheveningen te Hages.
Shume po shpresoj qe ky do te jete takimi im i fundit me te ne kete qender te paraburgimit. Shume po shpresoj qe ne dimrin e vone ose ne pranveren e hershme do ta takoj ne Prishtine.
Eshte bo boll e teper.
Ata qe nuk e njohin, e kane te veshtire me besu se cfare karakteri ka ky njeri.
Eshte shqiptari i gjalle me i rendesishem dhe me kontribut masiv per ceshtjen kombetare, por kurre, asnjehere, ne keto takime nuk e kam vrejte qe e ka qofte edhe nje grime pendese per veprimtarine e tij gjate luftes, e qe per shkak te saj po e paguan nje cmim kaq te larte.
Fatkeqesisht edhe takimet ne paraburgim kane ardhur e jane bere edhe me te veshtira, jo sikurse ato te fillimit, por Hasha ka vazhduar me te njejtin entuziazem dhe optimizem.
Me t’i marre pese vjet jete eshte krim shume i madh, sepse ne nuk jetojme 1000 vjet. Pastaj me t’i marre keto vjet, kur ti i ke sakrifiku per vendin dhe popullin tend edhe nja 10 a 15 te te tjera, eshte krim i dyfishte.

