Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Buxheti bllokohet në Junik nga AAK dhe VV, Shehu: Fitorja e LDK në Junik më 12 Tetor do të jetë madhështore

GD
Gazeta Demos30 shtator 2025 në 20:54
Buxheti bllokohet në Junik nga AAK dhe VV, Shehu: Fitorja e LDK në Junik më 12 Tetor do të jetë madhështore

Në Junik sot është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, me pikë të vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit të Komunës për vitin 2026.

Mbledhja nuk ka arritur të përmbyllet me vendim, pasi nuk ka pasur kuorum. Asambleistët e subjekteve politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë.

Si pasojë, buxheti i Komunës për vitin 2026 nuk është miratuar, gjë që sipas ekzekutivit komunal mund të ndikojë në zbatimin e projekteve të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pas mbledhjes duke theksuar se mungesa e miratimit të buxhetit e vështirëson realizimin e projekteve për qytetarët e Junikut.

“Mirëpo fitorja e LDK në Junik më 12 Tetor do të jetë madhështore. Për këtë arsye duhet të votohen edhe kandidatët tanë për Kuvendin Komunal”, ka shkruar Shehu.

junikLDK

Më shumë nga Lajme

  • 09:35Ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare zyrtarja policore nga Opterusha e Rahovecit
  • 09:32Gjashtë raste të dhunës në familje në disa qytete të Kosovës, Policia jep detaje
  • 09:31Përleshje mes pesë personave në Mitrovicë të Veriut, pësojnë lëndime trupore
  • 08:52Hoti: Buxheti duhej të miratohej deri më 31 tetor, Qeveria shkeli ligjin
  • 08:51Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe