Më 17.12.2025, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje.
Sipas raportit policor bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, ankuesja gjatë ditës ishte ofenduar dhe në një moment edhe goditur.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka konstatuar se në shtëpi mbahej një armë zjarri (pistoletë), e cila dyshohet se ishte në posedim të pa autorizuar nga i dyshuari, mashkull, 42 vjeç.
