Një rast grabitjeje është raportuar në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku viktimë ka mbetur një i mitur.
Sipas Policisë, një burrë dyshohet se i ka grabitur të miturit 10 euro.
Si pasojë e rastit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
