Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Burri i Albulena Haxhiut pa asnjë kundërshtim votoi për certifikimin e fitores së Listës Serbe dhe kandidatëve të saj

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 17:32
Burri i Albulena Haxhiut pa asnjë kundërshtim votoi për certifikimin e fitores së Listës Serbe dhe kandidatëve të saj

Lëvizja Vetëvendosje duket se e ka harruar kundërshtim e fuqishëm për të mos lejuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale dhe nacionale.

Para dy muajsh, anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, për të kundërshtuar certifikim e këtij subjekti gjatë një mbledhje të KQZ-së kishte shpalosur parullën “Po pluralizmit, jo terrorizmit”.

Me anë të kësaj parulle politike, që e kishte vendosur në tavolinë e tij, bashkëshorti i Albulena Haxhiut tentonte të sfidonte institucionin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kishte hedhur poshtë vendimin e KQZ-së, duke urdhëruar certifikimin e Listës Serbe dhe qindra kandidatëve të saj për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Por, vetëm dy muaj më vonë Alban Krasniqi i VV-së ka harruar parullën politike që e kishte vendosur para vetes.

Të hënën, në mbledhjen e KQZ-së, ku u certifikuan rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ai nuk e bëri asnjë kundërshtim për Listën Serbe.

Ndonëse flitej për kauzën e tij, Krasniqi nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për të kundërshtuar rezultatin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj.

Në këtë mënyrë ai e përmbysi parullën e tij politike.

Ai, sikurse anëtarët tjerë të KQZ-së, e votoi certifikimin e rezultateve për kryetarët e 35 komunave, në mesin e të cilave edhe fituesit nga Lista Serbe në komunat Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Gjithashtu, Krasniqi votoi edhe shpalljen e rezultateve për asamblistë nga 37 komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë komunat me shumicë serbe, ku Lista Serbe ka fituar shumicën e mandateve.

PZAP e kishte rrëzuar një vendim të ngjashëm të KQZ-së muaj me parë për zgjedhjet parlamentare, duke ia mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në votime.

Aso kohe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër.

Madje, ai ishte munduar të prezanton edhe argumente se pse Lista Serbe nuk duhej te certifikohej. “Mbi 90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”, kishte thënë ai.

albulena haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 17:48Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, kapet 40-vjeçari në Ferizaj
  • 17:34Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj
  • 17:29Alarmante shifrat e aksidenteve në Kosovë: 79 të vdekur për tetë muaj
  • 17:27Ymeri: Ndërmarrja “Trepça” është në minus prej disa vitesh
  • 17:07Dënimi i Hashim Thaçit dhe të tjerëve, Sami Lushtaku: Përfitojnë Serbia dhe VV-ja