Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Burim Bruqaj kujton 30 janarin e vitit 1998, ku nga një granatë u plagos rëndë si fëmijë

BB
Burim Bruqaj31 janar 2026 në 20:04
Burim Bruqaj kujton 30 janarin e vitit 1998, ku nga një granatë u plagos rëndë si fëmijë

Kur gjuhëtarët e matemacienët shkruajnë libra, por heshtin për të vërtetën.

Më 30 maj 1998, ditë e shtunë, në ora 17:55, në Isniq ra granata e parë.

Ajo granatë nuk goditi ushtarë – goditi fëmijë. Katër fëmijë: Burim Bruqaj, Rexhep Bruqi, Arsim Januzaj dhe Granit Shala. Unë isha më rëndë i plagosuri. Prandaj edhe kisha gjakderdhje te madhe. (Kjo ngjarje më la të palevizshem me muaj) Rexhepit një copë e granatës iu ngulë ndërmjet brinjëve, duke ia shpuar trupin e njomë të një fëmije,e tjerat nepër këmbë,(ato i mbanë edhe sot në trup) Arsim Januzajn e goditi granata në kokë dhe në trup. Granit Shala u plagos në dorë dhe në kokë, afër veshit. Ajo ditë u shndërrua në ferr. Dhjetëra granata ranë mbi fshat, mbi shtëpi, mbi oborre, mbi njerëz të paarmatosur duke plagosur me edhe gra,pleq e fëmijë të tjerë. Isniqi u mbulua nga tymi, gjaku dhe britmat. Kjo është histori. Dhe historia nuk mund të shtrembërohet.

Rrëfimin e asaj dite e kam marrë me vete kudo ku më ka shkelur këmba – në tri kontinente, nga Uashingtoni e deri në Bruksel e gjetiu – sepse e vërteta nuk ka kufij dhe nuk guxon të harrohet. Kam rrefyer gjerë e gjatë për Institutin e Krimeve të luftës në Kosovë. Kam dhënë intervista për TV-të tona e portalet. Pjesë të kesaj dite gjinden edhe në Muzeun e Fëmijërisë së Luftës. Unë dhe shokët e mi ende i mbajmë plagët në trup. Ato nuk janë thjesht shenja dhimbjeje, por dëshmi e krimit. Dhe po, jemi krenarë për to – sepse ishim vetëm fëmijë, dhe mbijetuam.

Më shumë nga Lajme

  • 13:26Avokati i Thaçit i reagon ashpër Marta Kosit: Nuk të takon ta paragjykosh çështjen e aktgjykimit
  • 13:21Haradinaj nga protesta në Prishtinë: Liri për çlirimtarët - Rroftë UÇK!
  • 13:06Ganimete Musliu: Anton Quni tha se do të tërhiqej nga politika kur Thaçi e Veseli të jenë në burg, atëherë jep dorëheqje
  • 13:05Tahiri: Ftoj forcat politike të jenë të bashkuara për të kundërshtuar vendimin e turpshëm të Speciales
  • 13:00Jashari: Besoj se me të gjitha partitë do të ndërmarrim çdo hap që gjykimi të jetë i drejtë